17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në Honduras. Ngjarja ndodhi pasi 2 autobusë u përplasën në një rrugë dytësore në një provincë që ndodhet në veriperindëm të Hondurasit.
Advertisements
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikëve tha për AFP se 15 prej të vdekurve kishin humbur jetën në vend ndërsa 2 të tjerët gjatë transportimit në spital. Gjatë procesit të identifikimit të viktimave janë shfaqur skena dramatike nga familjarët e tyre të cilët ishin të traumatizuar.
Advertisements
Përplasja ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në një rrugë malore. Personat që ndërruan jetë ishin të gjithë emigrantë. Çdo ditë qindra emigrantë nga vendet e Amerikës së Jugut kalojnë Hondurasin në përpjekje për të arritur në SHBA për një jetë më të mirë.