U vra në sy të motrës, Edmond Mustafa dyshohet se u ekzekutua pas aferës me gruan e ish-ortakut

by editor

Edmond Mustafa, shqiptari i vrarë mëngjesin e së martës në Tivar të Malit të Zi konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët.

Advertisements

Një nga motivet e vrasjes nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtoritZijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa nisi në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

Advertisements

“Jam në një lidhje me gruan e Ziyadit”, këto mesazhe raportohet se janë shkëmbyer mes kreut të klanit Kavac, Radoje Zvicer, dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të, gjatë vitit 2020.

You may also like