“BE të gjejë rrugë të reja të na ndihmojë”, Rama: Të ndërmarrim hapat e nevojshme pranë unionit, përndryshe dështojmë

by editor

Kryeministri Edi Rama, në fjalën hapëse të samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për planin e ri të rritjes, theksoi se unioni duhet të gjejë rrugë të reja për të ndihmuar rajonin. Ai theksoi se duhen ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u anëtarësuar në union, përndryshe do të dështojmë.

Advertisements

Kreu i qeverisë komentoi gjithashtu edhe tek problematikat mes vendevenë rajon, teksa tha se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Advertisements

“Falenderues për presidenten e KE-së, për Varhelyi për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, lidhur me arsyen se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë. Është e qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej një dekade për një të ardhme të përbashkët por na sfidon për të dëshmuar për gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian. Mundësitë mund të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, hezitim, apo kufizime apo shtrëngime por që të përfitojmë nga kjo mundësi. E pranoj se ndryshe nga Shqipëria, disa vende të rajonit përballen nga çështje komplekse midis tyre megjithatë bëj thirrje që t’i lënë mënjanë.

Çështjet dypalëshe mbeten por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh dhe jo të ndërhynë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh. 10 vjet më parë, udhëheqësit e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin, objektivi nuk ishte për t’u marrë me plagët e së shkuarës por për të kapur të ardhmen që kërkon bashkëpunimin tonë si një kushte themelor për anëtarësimin në BE. Sot ky kusht nuk është vetëm një parim i sjelljes së mirë por kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë të shteteve përmes planit të rritjes. Gjatë këtyre viteve, procesi i Berlinit na ka dëshmuar se sa më e lehtë të thuash se sa të bësh është sigurimi aktual i lëvizjes së lirë të mallrave. Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut ndërmorëm nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin. Me planin e ri të rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë BE dhe njëri tjetrit ose të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE.“, u shpreh Rama./abcnews.al

You may also like