Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.
Advertisements
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ Peleshi ka shpërndarë edhe foto të dronëve.
Advertisements
“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
“Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shton Ministri Peleshi.