Një pjesëtar i forcave të armatosura gjermane vrau disa njerëz në Schessel, në rrethin e Rothenburg, tha policia.
Advertisements
Sipas revistës gjermane “Bild”, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë.
Ushtari i Bundeswehr-it u dorëzua në polici dhe u arrestua. Nuk dihet ende motivi i tij, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për dhunë në familje.
Advertisements
U vranë ish-gruaja, fëmija, partneri aktual dhe nëna e ushtarit.
Situata në Schessel të Saksonisë së Ulët ka qenë e tensionuar deri në mëngjes. Pjesëtarët e policisë rrethuan godinën ku ndodhën vrasjet dhe të armatosur me helmeta mbrojtëse dhe pushkë sulmi hynë në ndërtesë. Ndër të tjera, në stacionin e trenit në Rothenburg u vendosën forca speciale me armë automatike.
Advertisements
Operacioni i policisë vijon ende në kazermën “Von Diering”, ku ndodhet batalioni i këmbësorisë.
Policia kontrollon edhe automjetin e autorit për të kontrolluar nëse aty janë fshehur armë dhe municione.