Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në godinën e një kompanie ndërtimi në qytetin e Lushnjes, ndërsa dyshohet se ka persona të plagosur.
Advertisements
Gjatë momentit të shpërthimit, që nuk dihet ende nga se është shkaktuar, brenda godinës raportohet se ka patur disa persona.
Advertisements
Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me disa ambulanca që po kryejnë transportimin e të plagosurve drejt spitalit.
Advertisements
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa që është dëgjuar thuajse në të gjithë qytetin.
Lajmi në përditësim…