Publikohet VIDEO e grabitjes së supermarketit me kallashnikov në Kavajë

by editor

Policia e Kavajës thotë se ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov me të cilën 25-vjeçari Everest Shala grabiti një supermarket mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Advertisements

Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

Advertisements

Njoftimi i Policsë:

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

You may also like