Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi në Lushnje, humbin jetën babë e bir

by editor

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një prej të plagosurve nga shpërthimi në një biznes në Lushnje.

Advertisements

Mësohet se pak çaste më parë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, 20-vjeçari Elidon Hoxha (Vreçani) djali i viktimës, Roland Vreçani, i cili ishte shoferi i vinçit që ra në kontakt me energjinë elektrike.

Advertisements

Sakaq, tre persona të tjerë po trajtohen po në Reanimacionin e Traumës, dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Deputeti Bujar Çela, i cili është pronari i biznesit të ndërtimit ku ndodhi shpërthimi, ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Shpërthimi dyshohet se u shkaktua teksa vinçi, gjatë manovrimit, preku aksidentalisht telat e tensionit të lartë, duke bërë që të shkarkojë korrenti dhe të çojë në shpërthimin e mjetit.

You may also like