Sociologu Gëzim Tushi ka deklaruar në një studio televizive se Shqipëria po humbet jetët njerëzore nga turbo-kapitalizmi siç e cilësoi ai.
Advertisements
Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lushnjë, Tushi theksoi se njerëzit në Shqipëri po vriten si në luftë civile.
Advertisements
“Përveç vdekjeve që kemi nga kriminaliteti që kemi, janë edhe këto rastet e tjera që po humbasim jetë pikërisht nga turbokapitalizmi i pakontrolluar. Mua më ngjethet mishi kur mendoj që njerëzit humbasin jetën në procese pune.
Ka rënë çmimi i jetës përtokë. Kjo situatë është gjithandej. Vdekjet që ndodhin në punë janë jashtëzakonisht të mëdha gati sa ato që ndodhin nga krimi në familje apo në ambiente të tjera publike.
Kërkohet ndërgjegjësim i madh. Krimi është banalizuar, është demokratizuar në shoqërinë shqiptare, të përdor një shprehje të Fareed Zakarias.
Është bërë si buka e përditshme. Nuk shqetëson as politikën e madhe. Këta nuk kanë shqetësim për këto që ndodhin, njerëz që vriten në punë, njerëz që vriten në rrugë, çfarë po ndodh, sikur në një luftë civile, të gjithë kundër të gjithëve”, u shpreh sociologu Tushi.