“Mund të ndryshonte rrjedha”, gazetarja e njohur zbardh detaje mbi dëshminë e vajzës së madhe të familjes Meta: Ka patur koordinim për të…

by editor

Ngjarja e Shënavlashit vazhdon të jetë një mister për faktin se ende nuk dihet se çfarë i kanë shtyrë tre fëmijë të Familjes Meta të vrisnin babain e tyre, tha gazetarja Lusi Përgjegji në një studio televizive, ku sipas saj autori i drejtëpërdrejtë i vrasjes është djali i madh i familjes.

Advertisements

Duke hedhur më shumë dritë rreth gjarjes që ka tronditur rëndë opinionin, gazetarja Përgjegji tha se në pyetje është marrë dhe vajza e madhe e familjes e cila ka pohuar thëniet e vëllezërve dhe motrës së saj. Ajo ka thënë se babai i saj ka qenë autoritar dhe nuk i lejonte të merrnin vendime për çështje familjare. Gazetarja mendon se vonesa e dëshmisë së saj mund të ndryshonte rrjedhën e procesit hetimor. “Ajo ka dëgjuar dëshimtë e vëllezërve dhe motrës dhe dukshëm ka mbajtur anën e tyre” vlerëson gazetarja. “Mes tyre ka patur koordinim për të mbuluar ngjarjen” hedh dyshimin Lusi Përgjegji.

Por gjithnjë sipas saj në dëshmitë e fëmijëve të familjes ka dëshmi kontradiktore. Ajo madje mendon se ata po mundohet të fshehin një krim që mund të jetë kryer nga nëna e tyre.

Advertisements

Ndërkaq të afërmit e viktimës kanë hedhur akuza ndaj fëmijëve se ata mund të kenë vepruara edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në dëshmitë e tyre kishte vlerësim pozitiv për Pellumb Metën i cili thanë se punonte shume orë në ditë për të mbajtur familjen dhe veçmas fëmijët, tha ndër të tjera gazetarja Përgjegji.

You may also like