Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë tragjike ditës së premte në Lushnjë, ku për shkak të një shpërthimi në një kapanon në Lushnjë, humbën jetën dy persona (babë e bir” si dhe u plagosën disa të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se vinçi në të cilën ndodheshin babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha (viktimat’ ishte duke ngritur bombola oksigjeni. Në momentin që vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë ka shpërthyer bombolat e oksigjenit
Advertisements
Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Roland dhe Elidon Hoxha sot kishin filluar punë, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Italia.Në vendngjarje, përpos efektivëve të policisë mbërritën edhe ekspertët e Njësisë Antieksploziv, pasi në ambientet e kapanonit gjenden disa bombola, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.
Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen, të cilat ranë kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në ambientet e kapanoni, por edhe në bizneset përreth, pronarët e së cilëve shprehen se janë tronditur nga ngjarja.