Komisariati i Lushnjës vijon hetimet intensive në lidhje me ngjarjen e rëndë në këtë qytet ku një biznes privat u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të bombulës së oskigjenit me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 7 të tjerëve, në mes tyre edhe deputeti i PS-së Bujar Çela.
Advertisements
Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti ka dale nga konturet e lejes si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.
Advertisements
Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet.
Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompetent për hetimin e deputetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra.