Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).
Advertisements
Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.
Advertisements
44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, pa kryer pagesën përkatëse.
Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.
Sipas mediave, para Policisë Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.