Hyri në Rinas 10 ditë më parë, por policia e mësoi pasi doli në Big Brother. Detaje nga arrestimi i Liamit

by editor

Zbardhen detaje nga ndalimi i Liam Osmanit, i cili ndodhej brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother Vip 3 kur iu komunikua urdhri, me firmën e prokurorisë.

Konkurrenti më i ri i Big Brother, i cili i ishte bashkuar spektaklit mbrëmë, ndërpreu garën e tij pasi rezulton i dënuar për mashtrim. Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Ndërkohë mësohet se Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.

Advertisements

Pasi policia e ka parë në Big Brother ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

You may also like