Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në komunën e Vitisë në Kosovë, ku vëllai ka plagosur me thikë vëllanë.
Advertisements
Mediat fqinje raportojnë se pas një sherri mes dy vëllezërve njëri prej tyre ka goditur me thikë tjetrin, shkak është bërë një debat për përdorimin e alkoolit.
Advertisements
Sipas mediave autor i plagosjes ka qenë 44-vjeçari, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij 34-vjeçar.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.
Rasti thuhet se është në procedim dhe se Policia tashmë ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.