“Vigjilenca duhet të jetë më e madhe!”/ Çfarë po paralajmëron eksperti i Kriminalistikës

by editor

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë televizive foli për bazën e NATO-s që do të hapet këtë të hënë në Kuçovë.

Advertisements

Gjatë kësaj interviste, Karamuço solli në vëmendje edhe rusët që fotografuan bazat ushtarake në Shqipëri, ndër to edhe baza në Kuçovë.

Advertisements

Eksperti i Kriminalistikës shtoi se baza ka një vlerë të jashtëzakonshme, por gjithashtu rreziku është edhe më i madh.

“Kur erdhën tre rusët, shkuan tek këto dhe i fotografuan. Ata erdhën në terren për t’i parë dhe kishin marrë kimistin me vete. Ata kanë qenë spiun sepse në aparatet e tyre kanë fotografuar gjithë strukturat dhe digat, repartin me dron. Pra fotografuan strukturat kritike të shtetit shqiptar. Por ato kanë fotografi të Kuçovës, këto gjëra të mos i marrim me relativitet pasi janë shumë të rëndësishme dhe vigjilenca është edhe më e madhe. Në perimetrin e sigurisë tani kontrollohen të gjitha, kush hyn dhe kush del. Baza ka një vlerë të jashtëzakonshme, por që edhe rreziku është më i madh”, tha ai.

Ndër të tjera theksoi se vendi ynë për herë të parë do kemi pilotët tanë F-16, F-18.

You may also like