Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spanjë pas një zjarri në një ndërtesë në Villajojosa pranë Alicante (Spanjë juglindore).
Advertisements
Mësohet se mes viktimash janë edhe dy fëmijë.
Advertisements
Ngjarja e rëndë u regjistrua pas rënies së zjarrit rreth orës 02:15 të mëngjesit.
Ky është zjarri i dytë në zonë i cili mori jetë njerëzish pasi 10 ditë më parë u regjistrua një zjarr masiv në një pallat tjetër ku pati viktima.
Katërmbëdhjetë banorë të tjerë të ndërtesës u evakuuan dhe morën ndihmën e parë, tha një zëdhënës i autoritetit shëndetësor rajonal për AFP. Gjithashtu mësohet se zjarri u vendos nën kontroll.