Sot u shty sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha që ka kërkuar heqjen e masës së arrestit. Seanca e radhës do të mbahet në 8 mars 2024. Ish-kryeministri akuzohet nga SPAK për korrupsion në lidhje me dosjen për ish-kompleksin “Partizani”.
Advertisements
“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor” tha avokati Genc Gjokutaj.
Advertisements