“Eni milioneri”/ Detajet tronditëse, nga ‘mbishkrimi’ në kasolle, te prona me vlerë 500 mijë euro

by editor

Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Ngjarja tronditëse në Shënavlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje të cilave nuk iu është dhënë ende përgjigja. Ishte Hygerta Meta apo Hyseni ai që qëlloi në drejtim të babait të tyre me 4 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Por, nga hetimet e prokurorisë dhe policisë, rezulton se të tre fëmijët bashkëpunuan për të groposur në kasollen e banesës babanë e tyre dhe e shpallën të zhdukur.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve konfidenciale, një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Advertisements

Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu. Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

You may also like