Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka ngritur shumë pikëpyetje
Advertisements
Eksperti i sigurisë Faik Basha tregon problematikat që nxorri zbuluar ky rast.
Advertisements
Për një emision televiziv Basha thotë se institucionet kanë qenë në dijeni që ai ishte me pasaportë gjermane dhe evidenton se nuk ka funksionuar shkëmbimi i informacionit mes dy autoriteteve.
“Ai ishte dënuar për mashtrim por mund të kishim dhe një terrorist apo vrasës. Duhej të ishin bërë shkëmbimet e nevojshëm informacionit. Institucionet kishin dijeni se ai kishte pasaportë gjermane. Cedojmë në dhënien e informacioneve. Duhej të ishin hedhur të dhënat në kohë reale. Nëse janë kryer këto procedura atëherë paskemi pasur probleme në sistemin TIMS. Ai 10 ditë ka qëndruar në bllok. Të jesh i dënuar dhe të lëvizësh lirshëm 10 ditë në Shqipëri” tha Basha.
Liam Osmani nuk u kap nga sistemi ‘TIMS’ kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019.
Ngjarja e paprecedentë ndodhi një ditë parë më 3 mars, ku i dënuari për mashtrim Liam Osmani, u arrestuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip një ditë pasi kishte hyrë brenda.