“Kostoja shkon në 2.4 miliardë euro”, Rithemelimi bën paralajmërimin e fortë për aferën e portit të ri të Durrësit: Do jetë shumë më e rëndë se…

by editor

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit Eno Bozdo tha në një intervistë televizive, se afera e portit të ri të Durrësit do jetë shumë më e rëndë se ajo e inceneratorëve. Sipas llogarive të Bozdos kostoja shkon në 2,4 miliardë euro, ndërsa mund të marrim mbrapsht në rastin më të mirë vetëm 930 milionë euro. Bozdo vë në dukje se kompanitë më të mëdha që marrin shërbime në Portin e Durrësit kanë njoftuar për ndërprerje kontratash dhe do shkojnë në Portin e Selanikut dhe Kotorrit. Ai tha se projekti betonizon më tej Durrësin dhe krijon një qytet të ri me 60-100 mijë njerëz, duke u vështirësuar jetën qytetarëve.

Advertisements

“Alabarit, mikut të Ramës i janë falur 300 milionë euro taksa vendore, në formën e përjashtimit nga taksat, ka qenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar. Përveç kësaj kemi portin e ri të Durrësit, që sipas vlerësimeve, po të ndërtohet i ri nga e para, së bashku me infrastrukturën përkatëse, bashkë me punimet, shkon 1, 5 miliardë euro, në një periudhë ndërtimi që zgjat nga 7 në 10 vjet. Përvec kësaj kemi dy padi të një kompani turke dhe gjermane që kanë paditur qeverinë shqiptare, që shkojnë 140 milionë euro. Të gjitha këto së bashku i kushtojnë shtetit shqiptar, pa llogaritur tokën 80 ha, që qeveria ia ka falur Alabarit, kushton të paktën 500 milionë euro. Të gjitha këto të marra së bashku janë dikur te 2,4 miliardë euro. Ajo që i kemi dhuruar Albarit dhe ajo që do na kushtojë në 5 vitet e ardhshme shkon diku te 2,4 miliardë euro. Çështja është çfarë merr mbrapsht qeveria? Sipas planit të biznesit të paraqitur nga qeveria në fund të periudhës 20-vjecare qeveria do marrë divident në masën 280 milionë euro. Meqenëse investimi i premtuar nga Alabari është 2 miliardë euro dhe qeveria ka 33 për qind të aksioneve, unë po llogaris edhe 650 milionë euro të tjera që i marrim mbrapsht. Jemi diku në kufirin 930 milionë euro. Lëmë 2,4 miliardë euro dhe marrim 930 milionë euro mbrapsht. Në këtë llogari edhe më i humburi në matematikë e kupton që kjo i shpon xhepat e Shqipërisë.

Advertisements

Nuk kemi llogaritur koston tranzitore, që ky Porti i Durrësit është më i rëndësishëm në vend, nuk kemi llogaritur faktin që në një çast ai s’do ekzistojë më këtu ku është. Çfarë do të thotë që për 3-4-5 nuk do ekzistojë. Dy portet që e konkurrojnë janë dy portet e rajonit, Porti i Selanikut dhe Kotorrit. Që prej një viti kompanitë më të mëdha që marrin shërbime në Portin e Durrësit kanë njoftuar për ndërprerje kontratash dhe do shkojnë në Portin e Selanikut dhe Kotorrit. Ky është një qytet ku do jetojnë sipas parashikimeve 60 mijë persona, do lëvizin 100 mijë persona, dhe këtu do terminojnë makinat ku lëvizin 100 mijë vetë. Këtu do kemi një qytet tjetër në një territor shumë të ngushtë. Nga pikëpamja urbaniste s’përbën asnjë lloj sensi, është një bombë. Studime të mirëfillta mbi ndikimin mjedisor, urbanistik, unë s’kam lexuar. E dyta është modeli i biznesit. Qeveria e ka shitur si investim strategjik. Po të lexoni ligjin do kuptoni që ky është një projekt që s’përfshihen në atë kategori. I vetmi argument që ka qeveria është që punësohen njerëz, por gropa buxhetore që do lërë do jetë e madhe. Ky është projekt betonizimi i Durrësit. Opinioni i qytetarëve të Durrësit s’është marrë. Ky është një ligj për mikun e Ramës, Albarin, që e nxjerr Shqipërinë me këpucë të kuqe, që ua vështirëson jetën qytetarëve të Durrësit. Është çështje e pasurimit të mikut të Edi Ramës, njerëzve të Edi Ramës dhe Edi Ramës vetë. Ju them që inceneratorët përballë kësaj afere s’janë asgjë, kjo është grabitje e pronës më të vlefshme në mes të ditës”.

Bozdo tha se kur PD të jetë në pushtet do shohë gjithë mundësinë për ta zhbërë kontratën.

“Ne e konsiderojmë këtë kontratë korruptive dhe duam ta zhbëjmë kur të jemi në pushtet. Juridikisht ka klauzola të tilla ku riskun e merr të gjithë shteti shqiptar. Nuk dua të shtyhem më tej se do kaloja në populizëm, por do bëjmë ç’është e mundur që këtë kontrata ta zhbëjmë. Ky është duke e bërë këtë projekt duke shitur ajër dhe aty ka edhe një problem tjetër të pastrimit të parave të pista. Sepse çmimet janë çmime që i gjejmë në vendet elitare të Europës. Kontrata është në dëm të rëndë të interesit publik dhe arkës publike, është afera e shekullit, është një aferë e tmerrshme. E kemi ankimuar në Kushtetuese dhe padinë pranë SPAK-ut, edhe pse pak shpresë ka, duke shpresuar që këto organe të ndërhyjnë dhe të sjellin një ekuilibrim të situatës”, përfundoi Bozdo.

You may also like