‘Eni milioneri, 1 milion dollarë!’ Tre fëmijët në Durrës vranë të atin, fejesa me shkuesi s’është bindëse! Shkak dyshohet pasuria! Pëllumb Meta kishte 12 dynym tokë

by editor

Një tjetër pistë po hetohet lidhur me krimin makabër të ndodhur pak ditë më parë në Durrës ku tre fëmijët u arrestuan për vrasjen dhe groposjen e të atit në kasollen e lopës. . Burime nga grupi hetimor thanë se pasuria e Pëllumb Metës mund të ketë qenë shkak për konfliktet, jo vetëm dhuna në familje apo fejesa e vajzës me shkuesi.

Advertisements

Durres- Dhuna në familje apo fejesa e vajzës me shkuesi, nuk janë shkaku i vetëm i vrasjes së Pëllumb Metës në Durrës nga fëmijët e tij. Prokurorët e Durrësit po shkojnë drejt një piste të re hetimi: Konflikti mes babait dhe djalit të madh, Hysenit për pasurinë.

Burime nga grupi hetimor thanë se viktima, Pëllumb Meta kishte rreth 12 dynym tokë në Shënavlash të Durrësit, por gjatë kontrollit të banesën nuk u gjet çertifikata e pronësisë së tokës, ç’ka dyshohet se është fshehur nga 24-vjeçari.

Advertisements

Për këtë qëllim Prokuroria i ka dërguar një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku i kërkohet informacion mbi pronat e familjes Meta, përgjigja e cila ende nuk ka mberritur. Sipas hetuesve, planin për krimin horror e kanë përgatitur 24 vjeçari Hysen Meta bashkë me motrën Hygertën 19 vjeçe, studente e Anglishtes. Ndërsa Amarildo 21 vjeç i ka ndihmuar në fshehjen e kufomës.

Fëmijët që ndodhen pas hekurave dhe nëna e tyre që po hetohet e lirë kanë dhënë deklarata kontradiktore, ç’kanë shtuar dyshimet rreth krimit horror të vrasjes dhe fshehjes së kufomës.

Advertisements

Sakaq, një mbishkrim i çuditshëm është vënë re nga hetuesit në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni! Hetuesit thanë se shkrimet në mur janë bërë ditët e fundit pasi nuk ishin kur u zbulua krimi horror.

Sipas hetimeve Pëllumb Meta u vra dhe u gropos në kasollen e bagëtive më 10 shkurt tre ditë para se djali i madh të denonconte zhdukjen e tij në polici, ndërkohë u zbulua më 22 shkurt dhe një ditë më pas u krye arrestimi i tre fëmijëve, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta. E ëma po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje krimi.

Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

Prokuroria po vijon hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët në Durrës. Një pistë e re është hetimi pasuror i pasurive të paluajtshme.

Por, në media po qarkullon edhe një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

You may also like