Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë.
Advertisements
Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.
Advertisements
E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaren.
Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ka probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.