Juli është përballur më të gjithë banorët pasditën e sotme dhe shkak është bërë prishja e misionit sekret që Vëllai i Madh i kishte dhënë Heidit dhe Eglës.
Advertisements
Në sfidën e radhës, dy banorëve iu është kërkuar që duhet të nxirrnin jashtë çdo gjë që nuk ishte pjesë e shtëpisë.
Advertisements
Lidhur më këtë mision, Egla ka menduar që të krijojë një situatë për banorët në shtëpi, në mënyrë që ata të mos e kuptonin misionin e tyre. Egla ka pretenduar sikur është sëmurë, duke shqetësuar të gjithë banorët.
Mirëpo Juli ka prishur këtë mision, duke lexuar zarfin që ishte në dhomën e rrëfimit dhe këtë gjë e ka ndarë gjithashtu me Ledjonën.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh ka lajmëruar banorët se për shkak se Juli prishi lojën e organizuar nga Vëllai i Madh, banorët kanë fituar vetëm 10% të buxhetit.
Kjo situatë ka krijuar shumë debate në shtëpi, ku ka qenë e para Ilnisa, ajo që i është drejtuar Julit se për shkakun e tij, buxheti i tyre është vetëm 10%.
Ilnisa: Juli kam një pyetje, ishte e nevojshme që ti ta ndaje?
Juli: Ty nuk të jap asnjë llogari.
Ilnisa: Je përgjegjës për të gjithë ne. Dil edhe shpjegoje pse i the Ledjonës. Të duket për të qeshur
Juli: Kjo më tha që kam një dyshim. Ajo nuk e di fare që unë e kam lexuar zarfin.
Ilnisa: Mua 10% nuk më del për asgjë.
Juli: Për çfarë po më kërkon llogari? Nuk dua të të jap.