Shi dhe dëborë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by editor

Këtë të Martë, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët.

Advertisements

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës.

Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000 m do të ketë prezencë të reshjeve të dobëta të borës e hera-herës mesatare në majat e maleve.

You may also like