Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje këtë javë të parë të marsit.
Advertisements
Dardha, një destinacion turistik mjaft i frekuentuar, është zgjuar sot e mbuluar me dëborë.
Advertisements
Kjo si rezultat i reshjeve të cilat kanë vijuar të bien gjatë natës.
Sipas informacioneve, mësohet se trashësia e dëborës në Dardhë është aktualisht 10 centimetra.
Situata paraqitet e qetë, ndërsa po vijon puna për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj.
Sugjerohet që mjetet të pajisen me zinxhirë nëse lëvizin në akset me dëborë.