Në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë, aktorja e njohur Julia Ilirjani ka rrëfyer sot arsyet që e kanë detyruar të largohet nga Shqipëria.
Advertisements
Siç tregon ajo është larguar drejt Anglisë kur kuptoi se vajza e saj bullizohej në shkollë dhe për këtë arsye kishte tentuar edhe t’i jepte fund jetës. Në krahët e saj ajo ka gjetur shenja të prerash.
Advertisements
“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë . Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën. Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja”, tregon ajo.