Ish-finalistja e sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera ka folur edhe për debatin e Sara Gjordenit dhe Françeskës, i cili kaloi në përleshje fizike.
Advertisements
E teksa tregoi se e ka parë debatin e dy vajzave me imtësi, sipas Efit ishte Sara ajo që ka nisur çdo gjë dhe duhet të përjashtohet sepse veprimi i saj është i pafalshëm.
Advertisements
Pjesë nga intervista:
Efi: Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra dhe kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar.
Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?
Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.
Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?
Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer.
Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:
Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)