Kjo është kërkesa prekëse e dy djemve të Liridona Ademajt pas takimit me dajën

by editor

“A mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanës?”, kjo është kërkesa e vetme që dy djemtë e Liridona Ademajt kishin sot për dajën e tyre, Leonard Ademaj.

Advertisements

Kështu ka bërë të ditur Leonard Ademaj përmes një shkrimi në Facebook, i cili njoftojë për takimin me nipat në Suedi, disa muaj pas vrasjes së motrës së tij, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Advertisements

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?”, shkroi ai në Facebook.

“Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional“, thotë më tej ai.

Vëllai i Liridona Ademajt me nipat në Suedi

You may also like