Një ngjarje e pazakontë ndodhi mëngjesin e 3 marsit, ku pa mbushur ende 24 orë banori më i ri i ”Big Brother Albania Vip 3”, Liam Osmani u arrestua nga policia.
Advertisements
Mbrëmjen e sotme në Prime u transmetuan momentet kur policia e priste në dhomën e surprizave, ndërsa Liami është shoqëruar më pas nga ata.
Advertisements
Pasi ish-banori u fut në dhomën e surprizave ai ka parë policinë dhe pa kundërshtuar ka dalë më pas.
Përpara arrestimit, teksa vijonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Liam Osmani deklaroi në dhomën e rrëfimit se pjesëmarrja në program ishte një shans për tu rikthyer në vendin e tij.
“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.