Ra nga kati i shtatë mbi tendën e një supermarketi, fëmija 3-vjeçe jashtë rrezikut për jetën, dërgohet te “Trauma”

by editor

Një vajzë e mitur u rrëzua mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i apartamentit në qytetin e Durrësit, duke rënë mbi tendën e një supermarketi.

Advertisements

Mësohet se fëmija tanimë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Truamës në Tiranë.

Advertisements

LEXO EDHE: E rëndë/ 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë i apartamentit, e mitura ndodhej në ballkon me prindërit

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa vajza 3-vjeçare ndodhej në ballkon së bashku me prindërit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

You may also like