Mëngjesin e sotëm Lezha ‘u zgjua’ mes frikës dhe plumbave, ku një plagosje e rëndë ndodhi disa metra larg shkollës në fshatin Rrilë.
Advertisements
Një 54-vjeçar i identifikuar si Agron Puka është qëlluar me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Audi” sapo ka lënë fëmijët e tij në shkollën 9-vjeçare “Marash Gjoni”.
Advertisements
Mësohet se autorët kanë qenë 4 persona dhe janë afruar pranë 54-vjeçarit me një makinë, 3 prej tyre kanë zbaritur dhe kanë mbushur me plumba makinën e 54-vjeçarit.
Agron Puka është jashtë rrezikut për jetën por ka marrë plagë në njërin krah dhe ndodhet ende në spital. Pritet dëshmia e tij për policinë dhe të kuptohen motivet e ngjarjes, ku pista kryesore deri më tani është se mund të ketë pasur një konflikt midis tyre para disa ditësh.
Ndërkohë që kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe panik tek fëmijët e shkollës 9-vjeçare, pasi siç thamë dhe më lart plagosja ka ndodhur vetëm pak metra larg.