Shqiptari dhunohet brutalisht nga 5 italianë, përfundon në koma!

by editor

Një 38-vjeçar shqiptar ka qenë shumë pranë vdekjes pas dhunimit brutal që iu bë nga pesë italianë.

Advertisements

Mësohet se shqiptarit i kanë dalë në pritë 5 italianët të cilët e kanë dhunuar dëri sa e kanë lënë pa ndjenjë. Në lidhje me rastin policia e koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos ka zbatuar masën e arrestit me burg duke vënë në pranga 5 italianët të moshës 27 deri në 40 vjeç, ku njëri prej tyre dyshohet për veprën e rëndë penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Advertisements

Shqiptari u gjet pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivët e policisë së Milanos, dhe u transportua me urgjencë në spital ku u shtrua në gjendje kome farmakologjike.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shumta të fytyrës dhe kafkës, me hemorragji cerebrale të përhapur, shqiptari iu nënshtrua dy operacioneve delikate kirurgjikale, të cilat i shmangën vdekjen. Dhuna ndaj shqiptarit mësohet se ka qenë ekstreme, duke bërë që ai të jetë shumë pranë vdekjes.

You may also like