Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Prizren – Reçan – një çift të moshuar u përfshinë në një vetaksident me fatalitet.
Advertisements
Shoferi i veturës, një burrë 70-vjeçar, raportohet të ketë humbur kontrollin mbi timon, duke bërë që mjeti të bie nga një lartësi prej rreth 10 metrash.
Advertisements
Si rezultat, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar me lëndime të lehta.
Policia ka identifikuar viktimën si banor i Komunës së Prizrenit, ndërsa gruaja e tij, e moshës 67-vjeç, u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren për mjekim dhe më pas u lirua.
“Më 06.03.2024 rreth orës 15:40, u raportua një aksident i vetëm me pasoja fatale në rrugën Prizren-Reqan. Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit, z. F.M., lindur në vitin 1954, nga fshati Llokoc i Prizrenit, ka humbur kontrollin, duke devijuar në krahun e kundërt të rrugës, goditur barrierat anësore dhe më pas përfunduar në një lugunë afër lumit, ku automjeti ra nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjerja, zonja E.M., lindur në 1957, u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit dhe u lirua më pas”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai shtoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Prizrenit po e heton rastin.
Pas ngjarjes tragjike, sipas urdhrit të prokurorit, trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.