Nuk deklaroi 800 mijë euro, zihet ‘mat’ biznesmeni shqiptar në Mal të Zi

by editor

Departamenti për luftën kundër krimit të organizuar në Mal të Zi kanë paraqitur një kallëzim penal kundër një biznesmeni shqiptar për shmangie të taksave dhe kontributeve.

Advertisements

Përkatësisht shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet X. G., dhe personi juridik SHPK Xhulio DSD Podgoricë dyshohen për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe kontributi, e cila është kryer në atë mënyrë që biznesmeni si person përgjegjës, nuk ka raportuar të ardhura në shumën totale prej 828.548 euro, të cilat i ka realizuar gjatë viteve 2019 dhe 2020 duke kryer punime ndërtimore në autostradën “Princess Xenia”, njofton policia.

Advertisements

Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në këtë mënyrë kanë përfituar përfitim të kundërligjshëm financiar, në dëm të buxhetit të Malit të Zi në shumën e përgjithshme prej 248.564 euro.

“Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit do të ndërmarrin aktivitete të vazhdueshme në të ardhmen për kontrollin e biznesit të personave juridikë dhe ndjekjen penale të atyre që kryejnë vepra penale gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, në dëm të buxhetit dhe qytetarëve të Malit të Zi”, -përfundon deklarata.

You may also like