Kush e vrau kuksianin? Kobra nxehet në gjyq: Jam i pafajshëm (e nxjerrin jashtë)

by editor

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” është deklaruar i pafajshëm në rastin ku ai dhe katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi që ka ndodhur më 3 janar të vitit 2023.

Advertisements

Por, menjëherë pas nisjes së shqyrtimit fillestar Hoxhaj është përjashtuar nga salla e gjyqit nga kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, me arsyetimin se ka prishur rendin para Gjykatës. Kjo pasi ai i është drejtuar me zë të lartë njërit nga të akuzuarit e tjerë.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm. Prokuroria Speciale akuzon Hoxhajn për vrasje të rëndë të viktimës V.C. afër lokalit Kobra City në magjistralen Prishtinë-Zhur më 3 janar 2023.

Advertisements

Në këtë rast Susuri, Badalli e Vezaj akuzohen për pjesëmarrje në rrahje. Në aktakuzën e ngritur më 20 shkurt 2024 një akuzë ndaj Susurit dhe Mazrekut është lidhur me veprën penale manipulim me prova. Hoxha i njohur si “Kobra” akuzohet edhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

You may also like