Sherri në Oborrin Mbretërror/ Kush e publikoi videon në media? Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Policia po heton…

by editor

Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave në vend dhe jashtë saj.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala tha në një studio televizive se kallëzimi nga Leka i pretenduar për dhunë nga ish-vjehrri dhe ish-bashkëshortja u bë me datë 5 mars dhe video ka dalë dje. Sipas saj, policia po heton se kush është shpërndarësi i saj.

Advertisements

“Princ Leka ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën, më 5 mars i cili dyshohet se princi Leka ishte përfshirë në një përleshje fizike me princeshën Elia, 41 vjeç dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 71 vjeç.

Tani policia ka nisur një hetim që të kuptoj nëse video është shpërndarë nga vetë poseduesi apo nga punonjësit e policisë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

Ai thotë se më ka goditur me një statujë me pas edhe bashkëshortja e tij dhe ai ka marrë celularin dhe e ka filmuar. Ky rast na tregon se dhuna nuk ndodh vetëm në familjet e varfra me probleme ekonomike, por edhe në ato familje, edhe pse posti është honorifik.

Kërkesa për divorc mes tyre pret miratimin. Policia e Tiranës ka marrë një vendim simbolik që të mos afrohen deri në 5 metra dhe vajza të takohet në prani të dados.

Pjesa e tretë që më shqetëson është fëmija. Për mendimin tim, duhet të ndërhyjnë autoritetet shtetërore. Gjëja e tmerrshme është se të gjithë janë bërë gjykatës në këtë vend”.-tha Lala.

You may also like