Skena si nëpër filma në Athinë/ Shqiptari godet motorin e policisë, ata qëllojnë me pistoletë nëpër gomat e makinës (Video)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme me makinë e duke përplasur një motor të tyre.

Advertisements

Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorrin e skuadrës “DIAS”.

Advertisements

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin.

Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. 26 vjecari shqiptar është shoqëruar menjëherë drejt komisariatit të Agio Pantaleimona.

You may also like