Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikën e pagesës rrugore në afërsi të Preshevës, ku një 52 vjeçar pas një zënke në makinë ka plagosur me armë ndaj një 30 vjeçare, ndërsa më pas është, përcjell INA.
Advertisements
Blic.rs njofton se bëhet fjalë për një burrë 52 vjeç me shtetësi të Maqedonisë, por me kombësi shqiptare, ndërsa nuk zbulohet ideniteti i tij. Ndërsa gruaja raportohet se është një 30 vjeçare serbe.
Advertisements
Sipas versionit policor serb, ngjarja ndodhi në pikën e pagesës rrugore të Preshevës, me ç’rast pas një zënke, 30 vjeçarja ka dal nga makina duke ikur, por në atë moment ndaj saj është shtënë me armë zjarri nga 52 vjeçari, i cili më pas është vetëvrarë.
Policia më pas ka bllokur vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.
Burri i vetëvrarë është gjetur pa shenja jete, ndërsa gruaja është dërguar në Spitalin e Vranjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.