Një trajler me targa të Turqisë ka bllokuar bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.
Advertisements
Trajleri ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.
Advertisements
Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.
Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.