Me armë dhe kokainë me vete, “Shqiponjat” ndalojnë Edevaldo Haxhiun, ja lidhja me bosin turk të kriptovalutave Faruk Ozer

by editor

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Edevaldo Haxhiu. Ai u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.

Ai u lokalizua dhe u kap në rrugën “Frang Bardhi” dhe nga kontrollet në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Advertisements

Por kush është 35-vjeçari Haxhiu?

Ai rezulton një person i skeduar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ndihmoi që të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Advertisements

Kush është Faruk Ozer?

Faruk Ozer, ‘bosi’ i kriptomonedhave është dënuar 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Advertisements

Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Mediat turke kanë raportuar se ata janë dënuar gjithashtu me një gjobë të rëndë gjyqësore rreth 5 milionë dollarë.

You may also like