Punohet në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, një nga rrugët më spektakolare të Mesdheut (Video)

by editor

Investimet e qeverisë për rrugën e re Shëngjin-Velipojë kanë sjellë rritjen drastike të vlerës së tokës te Rana e Hedhun dhe krejt zonën bregdetare nga qyteti Shëngjinit deri në Velipojë.

Advertisements

Edi Rama shkruan sot: “Në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik”.

Advertisements

Projektet janë që në këtë pjesë mali deri te buzë ujit të ndërtohen hotele turistike me pesë yje.

Çmimet e tokës në pjesë e Ranës së Hedhun kanë arritur në 150-200 euro metri katror.

You may also like