Mikea Zaka është 23-vjeçari shqiptar i arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Frosinone, Itali, ku ai dhe disa persona të tjerë qëlluan me breshëri plumbash një grup prej 4 shqiptarësh.
Advertisements
Siç raporton “Frosinone.News” një përplasje e egër midis dy bandave shqiptare, që kontrollojnë tregun e drogës dhe prostitucionit në këtë qytet solli dhe gjakderdhje.
Advertisements
Ngjarja ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:00, ku fillimisht u raportuan dy viktima të dy shqiptarë. Ekipi mjekësor më vonë mohoi zërat mbi vdekjen e njërit prej tyre, ku shpjeguan se i riu i ishte nënshtruar një operacioni teje delikat dhe tani është në gjendje më të lehtë. Një ngjarje e cila gjithsesi pati viktima, ku mjekët konfirmuan se 27-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ai është identifikuar si Kasmi Kasemi.
Sipas asaj që tregoi vrasësi i dyshuar dhe siç tregonin pamjet e kamerave të vëzhgimit të orëve të fundit nga hetuesit, 23-vjeçari ishte ulur në lokal me tre bashkatdhetarë, kur në bordin e një “Lancia Y” mbërritën të rinj të tjerë shqiptarë. Ka mjaftuar një shkëmbim shikimesh për t’i bërë ata të dalin nga makina.
Filloi kontakti fizik, më pas i riu u ngrit, nxori armën dhe hapi zjarr ndaj katër nga pesë që kishin zbritur nga makina e cila kishte mbetur në rrugë me motorin ende të ndezur. Në pak minuta u bë panik, një rrëmujë e përgjithshme. Trupat e shtrirë në tokë, gjaku, britmat dhe thirrja për ndihmë.