Spektaklin e së shtunës, Bardhi u largua nga Big Brother VIP Albania 3. Kjo pas lajmit që i dha vëllai se nëna e tij nuk ishte mirë dhe se ndodhej në spital.
Advertisements
E para që dyshoi për këtë ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. Ajo ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për të gjitha këto dhe për raportin me Bardhin.
Advertisements
“Nëna e Bardhit është shumë mirë. U nxitova, fola para kohe. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim më të mirë të situatës”, u shpreh ajo.
Modelja e njohur theksoi: “Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon një palë e tretë. Thjesht më intereson edhe mënyra se si ndihet Bardhi, ka pasur një dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother”.