Vrau një 19-vjeçar dhe plagosi të riun që u fut ne mes, kush është autori i ngjarjes në Fier

by editor

Florjan Muka, është 18-vjeçari i cili vrau me thikë pas një konflikti për motive të dobëta një 19-vjeçar dhe la të plagosur një tjetër, i cili ndërhyri mes tyre për të shuar sherrin.

Advertisements

Policia në një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë, bën me dije se Florjan Muka plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihucin, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Advertisements

Po ashtu, në spital për ndihmë mjekësore është paraqitur edhe 20-vjeçari me iniciale O. S., i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar sherrin me të rinjve është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Muka ndërkohë është vënë në pranga dhe është shoqëruar në Polici, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Sherr me thika në Fier, humb jetën adoleshenti, plagoset 20-vjeçari që ndërhyri në konflikt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditën e sotme.

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Gjatë sherrit është plagosur edhe një 20-vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Ndërkaq policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin, F.M.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

You may also like