Krimi pas sherrit në rrjetet sociale, si ndodhi përplasja me dy të rinjve! Pasi u godit me thikë nga Florjan Muka poshtë urës së Gjanicës, 19-vjeçari eci i plagosur disa metra për të shpëtuar

by editor

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Fier paraditen e sotme (11 mars) ku një 19-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Advertisements

Sherri mes tij dhe autorit të dyshuar Florjan Muka raportohet se ka nisur në rrjetet sociale.

Advertisements

Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 11:30, viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.

Sipas dëshmitarëve konfliki dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe 19-vjeçari në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës.

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e plote te dinamikes se kesaj ngjarjeje.

Vijon…

You may also like