Betonierja përplas 44-vjeçarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

by editor

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në afërsi të kopështit Zoologjik në Tiranë.

Advertisements

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

You may also like