Po e kërkonin prej disa ditësh, gruan e gjejnë brenda kontenierit

by editor

Një rast i habitshëm ka ndodhur në Florida të SHBA-së. Një 52-vjeçare e shpallur e zhdukur prej disa ditësh është gjetur aty ku nuk e priste njeri, brenda një kontenieri.

Advertisements

Ishte një koleg i Marlene Lopez në punë që lajmëroi policinë pasi ajo nuk kishte shkuar të merrte djalin nga shkolla. Menjëherë nisi një kërkim ku fillimisht u shkua në vendet ku ajo dyshohej se mund të gjendej.

Advertisements

Rreth 3 ditë më vonë, policia u njoftua se gruaja ishte gjetur. Kishte qenë vetë ajo që kishte goditur nga brenda një kontenieri të parkuar në një zonë biznesi. Pronari hapi kontenierin dhe zbuloi se 52-vjeçarja ishte aty e dehidratuar. Ajo u dërgua në spital për t’u mjekuar.

Askush nuk e di si ajo përfundoi aty. As vetë Lopez, e cila jeton rreth një kilometër larg nga kontenieri. Pronari i kontenierit nga ana tjetër thotë po ashtu se nuk e ka idenë si ka shkuar ajo aty dhe ka ngecur brenda. Megjithatë për këtë rast kanë nisur hetimet./

You may also like