Morën me forcë në makinë një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 të rinj. Sekuestrohen shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë.
Advertisements
DINAMIKA
Advertisements
Policia njofton se menjëherë pas kallëzimit nga një 19 vjeçar se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 persona të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, Mateo Brozi 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.