Përdh*noi vajzën shqiptare, presidenti i Brazilit: Akti i pafalshëm nga Robinho, të vuajë dënimin

by editor

Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i Brazilit, ka folur për situatën e Robinhos, i cili do të duhet të vuajë 9 vite burg, pasi u dënua në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare në Milano. Një dënim i konfirmuar në apel më 2020, që më pas u bë përfundimtar nga Gjykata Italiane e Kasacionit më 2022.

“Robinho është dënuar tashmë në Itali dhe duhet ta kishte vuajtur dënimin e tij këtu. Ai do të gjykohet këtë muaj dhe shpresoj të paguajë çmimin për papërgjegjshmërinë e tij. Përdhunimi është akt i pafalshëm, një krim.

Advertisements

Të gjithë njerëzit që kryejnë krimin e përdhunimit duhet të shkojnë në burg. Robinho ishte më me fat se 99% e të rinjve brazilianë, ai fitoi shumë para dhe u bë shumë i famshëm. Nuk kishte nevojë ta bënte këtë”, tha Lula.

Sipas dënimit, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Manchester City, ndër të tjera, dhe pesë bashkatdhetarët e tij e kishin shtyrë “viktimën” e tyre (një vajzë e re shqiptare, e takuar në një festë ditëlindjeje) të pinte “deri në atë pikë sa të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten, më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të”.

Advertisements

Faktet datojnë që nga viti 2013, kur Robinho vishte fanellën e Milanit. Më 20 mars, Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) do të vendosë nëse vendimi do të jetë i zbatueshëm në Brazil apo jo.

You may also like